LAJME / E Mërkurë 1 Tetor 2025, 11:11

TRAGJEDIA në Itali/ Vrau gruan dhe djalin e tij! 58-vjeçari PRANON krimin, vajza në gjendje..

Salvatore Ocone ka pranuar fajin për vrasjen e gruas dhe djalit të tij 15-vjeçar, si dhe për plagosjen e rëndë të vajzës së tij 16-vjeçare, e cila aktualisht ndodhet në gjendje kritike. Ai e dha dëshminë gjatë marrjes në pyetje nga Karabinierët në stacionin e Campobasso-s, pas arrestimit të tij në zonën rurale të Ferrazzano-s, pranë qytetit.

Ocone përballet me akuza të rënda për vrasje të dyfishtë, tentativë vrasjeje dhe rrëmbim. Aktualisht ai ndodhet në burgun e Campobasso-s, në pritje të procedurave të mëtejshme ligjore.

Sipas hetimeve paraprake, sulmi i tmerrshëm ndodhi menjëherë pas largimit nga banesa familjare në Paupisi dhe jo gjatë arratisjes. Fëmijët thuhet se u goditën pas sulmit fillestar ndaj nënës së tyre.

Ndërkohë, vajza 16-vjeçare u transferua nga Spitali “Cardarelli” në Campobasso në qendrën “Neuromed” në Pozzilli, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të gjatë dhe të ndërlikuar. Drejtori mjekësor i Neuromed njoftoi se gjendja e saj mbetet e rëndë dhe prognoza është e rezervuar.

Hetimet janë ende në zhvillim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe rrethanave të kësaj tragjedie familjare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE