
Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Jotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori jetën atij dhe të vëllait. Policia beson se aksidenti u shkaktua nga Lamborgini Hurakan, me të cilin po ecnin shumë shpejt (120 km/orë) dhe nga një gomë e shpërthyer, e cila bëri që makina të rrëshqiste nga rruga.
Hetimet janë ende duke vazhduar, por vendimi fillestar i raportit të ekspertizës së “Guardia Civil”, i arritur pas gjetjeve të policisë mjeko-ligjore, u kundërshtua kategorikisht nga dy dëshmitarë të pranishëm në vendngjarje.
I pari ishte shoferi i kamionit që regjistroi videon, që qarkullon në mediat sociale, duke treguar makinën e dy futbollistëve në flakë në anë të rrugës: “Kam ndërgjegje të pastër – tha Hozé Azevedo –. E di çfarë pashë. Ata kaluan pranë meje me qetësi, pa tejkaluar shpejtësinë. E dërgova vetë videon në CMTV, sepse kisha filluar të dëgjoja disa absurditete”.
Fjalët e burrit që po udhëtonte me autostradën A-52 atë natë u drejtohen edhe familjeve të viktimave: “Ju jap fjalën time: nuk po ecnin shpejt. Ishin shumë qetësisht, sepse unë kaloj në atë rrugë çdo ditë. E di si është ajo rrugë; është një rrugë që nuk ia vlen aspak… Është një rrugë e errët, por unë munda ta shihja qartë markën e makinës, ngjyrën e makinës, gjithçka. Pak më tej, për fat të keq, ndodhi ajo që ndodhi…”.
Ky version u konfirmua nga një shofer tjetër kamioni, Hozé Duarte, i cili i tha shtypit portugez se ishte dëshmitar dhe kishte filmuar aksidentin. Ai ishte përpjekur të shuante flakët, por u trishtua kur kuptoi se s’kishte asnjë shans të shpëtonte dy vëllezërit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
