LAJME / E Premte 11 Korrik 2025, 18:06

Tragjedi: Nëna vrau fëmijët e saj të motres dhe pastaj motrën… Arsyeja do t’ju lërë pa fjalë!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Greqi. Një grua 25-vjeçare nga Amaliada ka pranuar se ka vrarë katër fëmijë gjatë viteve të fundit – përfshirë motrën e saj të vogël, dy nga fëmijët e saj biologjikë dhe një fëmijë të një shoqeje.

Autoritetet greke arrestuan Eirini Mourtzoukou pas rifillimit të hetimeve për disa vdekje të dyshimta brenda familjes së saj. Pas marrjes në pyetje, ajo rrëfeu vrasjet e kryera, disa prej të cilave janë kryer vite më parë.

Sipas dëshmisë së saj, vrasja e parë ndodhi në vitin 2014, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçe. Ajo vrau motrën e saj 18 muajshe, duke e mbuluar me jastëk gjatë gjumit. Vdekja u regjistrua atëherë si pneumoni, por dyshimet u ringjallën pas zhvillimeve të fundit.

Në shkurt të vitit 2021, ajo vrau foshnjën e shoqes së saj, ndërsa në qershor të vitit 2022 vdiq edhe fëmija i saj i dytë, për të cilin fillimisht pretendoi se ishte një aksident gjatë gjumit. Edhe pse e përshkroi ngjarjen si “aksidentale”, më pas pranoi se ishte vetë përgjegjëse.

Krimi i fundit ndodhi në tetor të vitit 2023, kur ajo vrau edhe fëmijën e saj të tretë. Në total, Mourtzoukou ka marrë jetën e katër fëmijëve – të gjithë nën moshën dy vjeç.

Autoritetet kanë zbuluar gjithashtu një përpjekje për vrasje ndaj një shoqeje në vitin 2020, duke e mbyllur në një ambient me gaz, por pa sukses. Ky episod tregon një sjellje të përsëritur dhe të rrezikshme që është injoruar për një kohë të gjatë.

Rasti ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në opinionin publik grek. Psikologët dhe ekspertët e kriminologjisë po analizojnë profilin e saj psikologjik, ndërsa prokuroria pritet të ngrejë akuza të rënda për vrasje me paramendim dhe vepra të tjera penale.

Autoritetet greke janë duke vazhduar hetimet dhe kanë kërkuar ekspertiza shtesë mjeko-ligjore, për të konfirmuar rrethanat e vdekjeve dhe për të mbështetur akuzat në mënyrë të plotë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE