LAJME / E Enjte 5 Shkurt 2026, 10:10

Tragjedi në familjen shqiptare në Itali, 4 anëtarët humbin jetën nga rrjedhja e gazit

Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Lucca të Italisë, ku 4 anëtarët e saj kanë humbur jetën nga rrjedhjeje e gazit. 

Lajmi i rëndë është raportuar nga mediat italiane, të cilat thonë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (4 shkurt) në rrethana ende të paqarta, ndërsa ka dyshime se rrjedhja është shkaktuar nga një defekt në kaldajën e banesës së tyre.

Viktimat janë shtetas babai 48 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe dy fëmijët, përkatësisht 22 dhe 15 vjeç.

Një person i pestë, vëllai i kryefamiljarit raportohet se ka mbetur i lënduar dhe ndodhet në spital.

Po ashtu edhe dy karabinierë, të cilët mbërritën në vendngjarje për të dhënë ndihmën e parë, pësuan një intoksikim të lehtë, por janë jashtë rrezikut për jetën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE