LAJME / E Enjte 30 Korrik 2026, 19:07

E dogji djepin ku i kishte rritë gjashtë fëmijët e saj: “Po e djeg vendin që më djeg mue sa herë e..”

Aty i kishte përkundë njanin pas tjetrit.
Aty ua kishte fshi lotët, ua kishte këndu ninullat dhe kishte nejtë net të tana pa gjumë kur kishin temperaturë.

Gjashtë fëmijë i kishte rritë me mund, me sakrificë e me kafshatën e gojës.

Për ta kishte harru veten.
Për ta kishte duru lodhjen, varfërinë dhe çdo dhimbje.

Njani pas tjetrit u rritën.
U shkolluen, gjetën punë, u martuen dhe u larguen prej shtëpisë.

Nëna mbeti vetëm.

Në fillim priste me padurim me iu hapë dera.
Çdo zhurmë në oborr i dukej sikur po vinte njani prej fëmijëve.


E rregullonte shaminë, e ndizte shporetin dhe thoshte me vete:

“Nashta sot vjen njani. Nashta pin një kafe me mu. Nashta më pyet: Nanë, a je lodhë?”

Por dera nuk hapej.


Kaluen ditë.
Kaluen javë.
Kaluen edhe muaj.

Secili kishte punët e veta, familjen e vet, hallet e veta.

E për Nanën, gjithmonë mbetej e njëjta fjalë:

“Sot s’muj, vij një ditë tjetër.”

Një ditë, ajo doli në oborr dhe e pa djepin e vjetër. Ishte i njëjti djep ku i kishte përkundë të gjashtë fëmijët e saj.

E preku me dorë dhe iu kujtuen krejt.

Netët pa gjumë.
Të qarat e fëmijëve.
Duart e saj të çame prej punës.
Lutjet që ata të rriteshin, të shkolloheshin e të bëheshin njerëz të mirë.

Pastaj mori shkrepësen dhe i vuni flakën.


Një fqinj e pyeti:

“Oj Nanë, pse po e djeg djepin ku i ke rritë fëmijët?”

Ajo i shikoi flakët dhe tha me za të ulët:

“Po e djeg vendin që më djeg mue sa herë e shikoj. Ky djep m’i kujton fëmijët e mi kur ishin të vegjël, kur nuk mujshin pa mue. Sot unë nuk muj pa ta, por ata nuk po gjejnë kohë për mue.”

Flakët e përpinë djepin, por dhimbjen e Nanës nuk mujti me e djegë as zjarri.

Nana nuk kërkon shumë.

Nuk kërkon pare, as dhurata të shtrenjta.
Kërkon vetëm një telefonatë.
Një vizitë.
Një kafe bashkë.
Një përqafim dhe një fjalë të ngrohtë:

“Nanë, a je mirë?”


Mos pritni me u fikë drita e shtëpisë së saj, që me ju marrë malli për dritën që ua ka dhanë gjithë jetën.

Mos pritni me mbetë djepi bosh, fotografia në mur dhe dera e mbyllun.

Sa e keni Nanën gjallë, shkoni e përqafojeni.

Se një ditë mundeni me pasë krejt kohën e botës për të, por ajo nuk ka me qenë ma aty.

Na fal, oj Nanë, për krejt herët kur na prite e ne nuk erdhëm… do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE