LAJME / E Enjte 30 Korrik 2026, 18:06

E ngacmonte vazhdimisht një grua, ja çka i ndodhi burrit nga Lipjani

Një person është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një gruaje. Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.

Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari, shtetas mashkull i Kosovës, dyshohet se e ka ngacmuar në mënyrë të vazhdueshme viktimën, një grua kosovare.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti vazhdimisht e ka ngacmuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00, ndërsa pas marrjes së informatave, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore që çuan në arrestimin e të dyshuarit.

Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin e Shtetit, është vendosur që i dyshuari të ndalohet për 48 orë, ndërsa ndaj tij kanë nisur procedurat e mëtejshme ligjore.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur identitetin e personave të përfshirë dhe as detaje shtesë mbi rrethanat në të cilat dyshohet se kanë ndodhur ngjarjet, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe mbrojtjes së privatësisë së viktimës.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo rast të ngacmimit apo dhunës, duke theksuar se trajtimi i këtyre rasteve mbetet prioritet për institucionet e rendit dhe drejtësisë.

Shënim: I dyshuari prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE