LAJME / E Enjte 5 Shkurt 2026, 17:05

Tragjedi/ Ndërrojnë jetën 15 persona pas përplasjes fatale

Të paktën 15 persona humbën jetën të martën në mbrëmje, pasi një anije e Rojës Bregdetare Greke u përplas me një motoskaf që po transportonte emigrantë në det, pranë ishullit të Kiosit.

Sipas autoriteteve, 25 persona u nxorën nga uji, ndërsa 24 prej tyre, mes tyre edhe 11 fëmijë, u dërguan për trajtim mjekësor në spitalin e ishullit në lindje të Egjeut, afër brigjeve turke. Një nga të shpëtuarit ndërroi jetë më vonë. Gjithashtu, dy efektivë të rojes bregdetare u raportuan me lëndime të lehta.

Ende nuk dihet numri i saktë i personave që ndodheshin në motoskaf në momentin e aksidentit, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit për personat e zhdukur vijuan edhe të mërkurën.

Në operacion u angazhuan katër anije patrulluese, dy helikopterë dhe zhytës, me kërkime që nisën gjatë natës dhe vazhduan deri në orët e para të mëngjesit. Aktualisht, një helikopter dhe pesë anije patrullimi mbeten në terren.

Në një deklaratë zyrtare, Roja Bregdetare Greke bëri të ditur se një nga anijet e saj konstatoi një gomone që po lëvizte drejt Kiosit pa drita navigimi. Pavarësisht sinjaleve zanore dhe vizuale për ndalim, mjetit nuk iu bind urdhrave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE