
Një ngjarje e rëndë ka tronditur pasditen e së dielës banorët e fshatit Restelicë, në komunën e Dragashit, ku një burrë 68-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një zonë malore.
Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është M.H., 68 vjeç, ndërsa rasti është raportuar tek autoritetet rreth orës 17:40.
Bazuar në informacionet e para, Policia e Kosovës është njoftuar për një rast të dyshuar në vendin e quajtur “Gropat e Bazdes”, një zonë në afërsi të fshatit Restelicë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore janë nisur drejt vendngjarjes, ku kanë nisur veprimet e para hetimore.
Sipas burimeve, trupi i pajetë i 68-vjeçarit është gjetur nga djali i tij. Ai ka tentuar t’i japë ndihmën e parë, por fatkeqësisht pa rezultat.
Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Dragash dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar se 68-vjeçari kishte ndërruar jetë.
Përveç patrullave policore, në vendngjarje kanë intervenuar edhe hetuesit dhe njësitë përkatëse, të cilat kanë kryer ekzaminimin e zonës dhe kanë mbledhur provat e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e rastit.
Me autorizim të prokurorit kompetent janë ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore, ndërsa trupi i pajetë pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore në kuadër të hetimeve.
Deri në këtë fazë, autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivin apo rrethanat që mund të kenë çuar në këtë ngjarje. Policia ka konfirmuar se hetimet janë duke vazhduar dhe se çdo informacion do të verifikohet në kuadër të procedurës hetimore.
Ngjarja ka shkaktuar pikëllim te banorët e Restelicës, të cilët e kanë përshkruar rastin si një humbje të rëndë për familjen dhe komunitetin.
3
Autoritetet kanë bërë thirrje që të respektohet privatësia e familjes gjatë kësaj periudhe të vështirë, ndërsa pritet që pas përfundimit të hetimeve të publikohen më shumë detaje zyrtare për rastin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
