
Dy anëtarë të Forcave Ajrore Italiane vdiqën pasi avioni i tyre T-260B u rrëzua të mërkurën (sot, 1 tetor), gjatë ushtrimeve stërvitore mbi Parkun Kombëtar Circeo, në jug të Romës , pranë qytetit të Sabaudia.
ekipet e shpëtimit thuhet se gjetën rrënojat e avionit që digjeshin dhe trupat e anëtarëve të Forcave Ajrore brenda.
Aeroplani u rrëzua pranë njërës prej hyrjeve të parkut, në një zonë të pyllëzuar ku nuk ndodhej askush në atë kohë. Shkaqet e rrëzimit të avionit nuk dihen ende.
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni , postoi në “X” duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes.
“Shpreh hidhërimin tim të thellë për aksidentin që i ndodhi një avioni të Forcave Ajrore pranë Parkut Kombëtar Circeo. Ngushëllimet e mia dhe të Qeverisë familjeve të viktimave, Forcave Ajrore dhe të gjithë Ministrisë së Mbrojtjes”, shkruante ajo mes të tjerash, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
