LAJME / E Enjte 18 Shtator 2025, 13:01

Tm*rr në “Qytet Studenti”, Policia nxjerr me dh*në studentët nga konviktet


Një situatë e tensionuar është regjistruar në konviktet e “Qytet Studentit”, ku disa studentë janë përballur me dhunë nga policia pas përpjekjeve për të siguruar një vend qëndrimi.

Në pamjet e publikuara shihet momenti kur uniformat blu detyrojnë studentët të largohen nga godina, ndërkohë që të rinjtë pretendojnë se kishin pritur deri në orën 3 të mëngjesit për të marrë një dhomë.

Sipas denoncimeve, vetëm 10 persona kanë përfituar strehim, ndërsa pjesa tjetër është nxjerrë jashtë me forcë, pa marrë asnjë shpjegim nga administrata e konvikteve.

Rasti ka ngjallur reagime dhe kritika, duke u parë si shembull i mungesës së transparencës në ndarjen e vendeve të akomodimit për studentët. Ministria e Arsimit deri tani nuk ka dhënë një qëndrim zyrtar për këtë ngjarje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE