LAJME / E Enjte 11 Qershor 2026, 17:05

Tmerrohen udhëtarët në Malishevë! Autobusi sulmohet me armë zjarri, arrestohet i dyshuari

Një rast i rëndë njoftohet të ketë ndodhur sot në Malishevë, ku, në fshatin Pagarushë, një autobus është sulmuar me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

‘‘Rreth orës 12:10, është pranuar një informacion lidhur me një sulm me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Pagarushë të Malishevës, me ç’rast njësitë përkatëse policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes’’, tha Krasniqi për Insajderin.

Tutje, shtohet edhe se, i dyshuari për sulmin është arrestuar, dhe se, është sekuestruar një armë zjarri AK-47.

‘’Si rezultat personi i dyshuar është arrestuar dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, është ndaluar për 48 orë, si dhe është sekuestruar një armë e llojit AK-47. Nga ky incident nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe aktualisht është në proces të hetimit’’, është thënë nga Policia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE