LAJME / E Premte 12 Qershor 2026, 12:12

“Ti ishe pushka e parë e lirisë” – Fjalët prekëse të Leonora Jakupit për Sahit Jasharin

Këngëtarja Leonora Jakupi ka reaguar pas vdekjes së ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sahit Jashari.

Përmes një postimi në Facebook, Jakupi shprehu dhimbjen për ndarjen nga jeta të Jasharit, duke e kujtuar atë si një çlirimtar që ruajti buzëqeshjen edhe në periudhat më të vështira.

“Dua të të kujtoj të buzëqeshur, çlirimtar, sepse ti nuk dije ndryshe… Nuk e ndale buzëqeshjen edhe në kohërat më të vështira! Ti që ishe pushka e parë e lirisë, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Burrat si ti nuk vdesin kurrë, Komandant Sahit Jashari!”, ka shkruar këngëtarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE