LAJME / E Diel 8 Shkurt 2026, 08:08

Thirrje urgjente për të shmangur menjëherë këtë produkt, ja rreziku

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka lëshuar një njoftim urgjent për tërheqjen e menjëhershme nga tregu të qumështit formulë për foshnja “APTAMIL 1 PRONUTRA 800 gram Advanced”. Alarmi është dhënë fillimisht nga Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (RASFF) pas kontrolleve në Gjermani, ku rezultoi se produkti është i kontaminuar me bakterin Bacillus cereus, i cili prodhon toksinën e rrezikshme cereulide.

Prania e kësaj toksine në ushqimin e foshnjave (nga 0 deri në 2 vjeç) përbën një rrezik serioz për shëndetin e tyre, duke shkaktuar helmime ushqimore të rënda.

Konsumatorët duhet të verifikojnë me kujdes ambalazhet e qumështit Aptamil që kanë në shtëpi. Produkti specifik që po tërhiqet është:

Bacillus cereus është një bakter që në kushte të caktuara prodhon toksinën cereulide. Kjo toksinë është tejet rezistente ndaj nxehtësisë (nuk shkatërrohet nga vlimi i ujit) dhe aciditetit të stomakut.

Simptomat e helmimit te foshnjat:

Inspektorët e AKU-së janë aktualisht në terren në qytetet kryesore ku ky produkt është shpërndarë: Tiranë, Durrës, Fier dhe Shkodër. Operacioni synon bllokimin e çdo kutie të mbetur në raftet e dyqaneve “Rossman & Lala” dhe asgjësimin e tyre sipas procedurave ligjore.

Nëse keni blerë këtë produkt, ju lutemi ndiqni këto hapa:

Shënim i Rëndësishëm: Ky nuk është rasti i parë i kontaminimit të produkteve në këtë rrjet dyqanesh; më parë alarm i ngjashëm është dhënë edhe për produktet e kompanisë Nestlé, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE