
Kaosi i krijuar në tregun farmaceutik për shkak të ndryshimit të çmimeve të barnave në ulje e në disa me rritje të çmimeve konfirmohet nga Urdhri i Farmacisteve i cili e konsideron ndërhyrje arbitrare nga ana e Fondit, ku pasojat po i vuan pacienti që nuk po merr barna te rimbursueshëm këto dite, pasi barra e uljeve të çmimeve bie mbi farmacistët. Kur ekzekutojnë receta me rimburism farmacistët përballen me një ulje drastike të çmimeve në sistem por që nuk është reflektuar në depot farmaceutike pasi ulja nuk është aplikua në të gjithë sistemin.
Sikundër duket qartë në këtë komunikim ndërmjet farmacisë dhe depos. “Urdhri i farmacisteve nuk po e marrim vesh është indeksim, është abuzim gafe? Sepse nuk jemi informuar për këtë”, u shpreh Dëfrim Goma. Për një muaj pritet të dalë lista e re e barnave të rimbusueshme dhe kjo pritet të krijojë një tjetër ngërç deri në mungesë barnash në listën e rimësimit pasi komisioni i vlerësimit të barnave ka vendosur çmimet me të cilat duhen importuar barnat nga kompanitë farmaceutike.
“Nuk mund te imponosh sepse ata nuk kane interes për një treg”, tha Dëfrim Goma. Kreu i urdhrit të farmacisteve thotë se ka me dhjetëra barna të cilat kompanitë nuk i sjellin më në tregun shqiptar për këtë arsye, raporton “Top Channel”. Në një reagim të djeshëm Ministria e Shëndetësisë nuk pranoi se ka rritje të çmimit të barnave, por vetëm ulje të alternativave të vetme që sipas saj, është bërë konform ligjit por nuk sqaron pse ulja nuk është aplikuar në të gjithë zinxhirit farmaceutik, kush emër përsipër dënimin e krijuar për stokun në mënyrë të zhbllokohet situata dhe pacientet të marrin barna me rimburism.
Ndërkohë risjellim në vëmendje të publikut edhe lajmin që kemi publikuar një ditë parë në gazetë. Konkretisht pacientët rrezikojnë të mbeten pa barna të rimbursueshme. Një ngërç i krijuar nga miratimi i çmimeve të reja, si dhe aplikimi i tyre në sistem pa njoftuar farmacitë, ka krijuar kaos në tregun farmaceutik. Në sistem janë ndryshuar çmimet e pothuajse 40 barnave të listës së rimbursueshme për vitin 2026. Çmimi i tyre në sistem është ulur dhe farmacitë nuk kanë dijeni për çmimet e reja, por përballen vetëm kur hapin sistemin dhe kërkojnë ekzekutimin e barit për t’ia dhënë pacientit. Ndërkohë që, sipas tyre, ky bar blihet nga depot farmaceutike me çmim disa herë më shumë se çmimi i ri.
Ulja e çmimit të barnave nuk është bërë në të gjithë zinxhirin, pra nga distributori te farmacia, çka i ka vënë në vështirësi farmacitë, të cilët po refuzojnë t’u japin barna me rimbursim pacientëve deri në zgjidhjen e këtij ngërçi. Jashtë mikrofonit ata shprehen se Komisioni i Çmimit të Barnave në Ministrinë e Shëndetësisë ka vepruar pa transparencë, pasi nuk është konsultuar për uljen e çmimeve dhe po kështu Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, i cili ka kontratë me farmacitë, ka nisur ekzekutimin e çmimeve të reja pa u publikuar lista e re e barnave të rimbursueshme për vitin 2026. Ndërkohë, për disa barna të tjera me rimbursim, çmimi është rritur disa fish, duke favorizuar disa kompani farmaceutike.
Në faqen zyrtare të Fondit është vetëm ky njoftim, ku farmacitë që kanë kontratë për rimbursimin e barnave me Fondin paralajmërohen se së shpejti do të ketë ndryshim të çmimeve, ndërkohë që në sistem ka nisur të aplikohet. Kjo situatë kaotike ka alarmuar Urdhrin e Farmacistëve dhe Unionin e Biznesit Farmaceutik, të cilët i janë drejtuar me një shkresë sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë për rrezikun e ndërprerjes së furnizimit me barna. “Ju vëmë në dijeni se vazhdimi i shpërndarjes së barnave të prekura nga çmimet e reja të publikuara do të jetë i pamundur në mungesë të miratimit të shprehur dhe harmonizimit financiar nga ana e Mbajtësve të Autorizimit të Marketingut.
Në mungesë të një zgjidhjeje institucionale dhe brenda një afati të arsyeshëm, ekziston rreziku real i ndërprerjes së zinxhirit të furnizimit me barna, veçanërisht për produktet jetike dhe ato të destinuara për pacientët kronikë dhe akutë, situatë e cila mund të ketë pasoja serioze për shëndetin publik dhe të krijojë kushte për një emergjencë në sistemin shëndetësor“, shkruhej në shkresë. Më herët, Unioni i Biznesit Farmaceutik dhe Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i janë drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Shëndetësisë dhe Fondit në lidhje me shqetësimet dhe problemet që lindin nga miratimi i çmimeve të reja pa u dhënë koha e duhur për të hequr barnat për të cilat kanë detyrim ligjor të kenë sasi për 2 muaj, në mënyrë që të mos krijohet mungesë në treg.
Njëzëri ata e kanë paralajmëruar Ministrinë e Shëndetësisë se miratimi i çmimeve pa u dhënë kohë mund të çojë në ndërprerje të furnizimit me barna dhe mungesa në treg. Unioni i Biznesit Farmaceutik dhe Urdhri i Farmacistëve i kanë kërkuar më herët Fondit të shtyjë implementimin e çmimeve CIF për vitin 2026 në një afat prej 90 ditësh, për t’u dhënë mundësi të konsumohen barnat e blera me çmimin CIF të vitit 2025, për të shmangur dëmin financiar që shkaktohet në vlerën e disa milionave euro si për importuesit, ashtu edhe për farmacitë.
Madje ata kanë kërkuar të përfshihen në procesin e rishikimit të çmimeve si aktorë të rëndësishëm në furnizimin e tregut me barna, pasi Shqipëria si një treg i vogël nuk përbën interes për kompanitë e mëdha farmaceutike, por falë tyre janë mundësuar barna inovative në treg. Në shkresën zyrtare, dy institucionet janë paralajmëruar se nëse nuk merret parasysh kjo kërkesë e tyre, do t’i drejtohen Gjykatës Administrative për pezullimin e vendimit të FSDKSH për indeksimin e çmimeve CIF në listën e barnave të rimbursueshme 2026, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
