
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar pas debatit të krijuar nga deklarata e ministrit të Jashtëm serb mbi mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke theksuar se interesi kryesor i Shqipërisë mbetet hapja e një Konsullate të Përgjithshme Shqiptare në Luginën e Preshevës.
Sipas Hoxhës, Shqipëria ka kërkuar prej kohësh krijimin e një përfaqësie konsullore të përhershme në Luginën e Preshevës, ndërsa Serbia ka paraqitur kërkesën e saj për të hapur një Konsullatë të Përgjithshme në Shkodër. Ai shpjegoi se çdo hap do të ndërmerret vetëm pasi të ketë marrëveshje midis palëve për të gjitha aspektet e procesit.
Ministri theksoi se reciprociteti është një parim themelor i marrëdhënieve diplomatike dhe nuk duhet të shihet si një barazim mekanik i interesave ose objektivave të dy shteteve.
“Qëllimi dhe interesi i Shqipërisë është që më në fund të krijojë një prani të përhershme konsullore në Luginën e Preshevës, një zhvillim i pritur prej kohësh në një zonë ku jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptar. Kjo do të na mundësojë të jemi më afër qytetarëve shqiptarë, t'i mbështesim ata më drejtpërdrejt dhe të mbrojmë interesat e tyre legjitime”, tha Hoxha.
Ai kritikoi reagimet që, sipas tij, janë përqendruar në mundësinë e hapjes së një konsullate serbe në Shkodër, duke lënë në plan të dytë përfitimin që u sjell shqiptarëve të Luginës së Preshevës krijimi i një përfaqësie diplomatike shqiptare.
Në deklaratën e tij, Hoxha nënvizoi se politika e jashtme e Shqipërisë bazohet në interesin kombëtar, respektin për të drejtën ndërkombëtare dhe vlerat evropiane, dhe jo në emocione apo perceptime.
“Ky është standardi ynë sot, por edhe standardi që Shqipëria synon të ruajë si një shtet anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian. Ne jemi të vendosur ta përfaqësojmë këtë qasje në çdo vendimmarrje të politikës sonë të jashtme”, përfundoi ministri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
