
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pati tensione gjatë seancës së sotme, ku deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopce, i drejtoi pyetje ministrit të Transportit, Aleksandar Nikollovski, lidhur me Ilir Metën, mëson TS.
Nikollovski deklaroi se e ka mik Metën dhe se sipas tij, Shqipëria nuk ka vepruar mirë duke e arrestuar. Pas kësaj, ai replikoi ndaj Snopçes duke përmendur Arben Taravarin dhe një takim me Edi Ramën, duke aluduar nëse ishte kërkuar ndihmë për rastin GJOKA.
Debati u përshkallëzua më tej kur Halil Snopce akuzoi Nikollovskin se ka qenë bashkëpunëtor i regjimit të Nikola Gruevskit dhe se vazhdon të jetë i tillë.
Ai gjithashtu pretendoi se Nikollovski është takuar me Gruevskin në Hungari dhe e akuzoi rëndë për korrupsion me fjalët “hajdut”.
Siç mëson TS, pas përplasjes verbale, një deputet i VMRO-DPMNE ka provokuar deputetin e ASH-së, Rijad Shaqirin, çka për pak sa nuk çoi në përplasje fizike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
