
Një person, i identifikuar si Erkin Lika, dyshohet se ka humbur jetën teksa ndodhej mbi shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.
Sipas burimeve pranë Policisë së Matit, dyshohet se personi ka rënë në një zonë të thellë shkëmbore.
Viktima, Erkin Lika, ishte pjesë e një grupi kërkim-shpëtimi që merrej me operacione për të shpëtuar njerëzit e përfshirë në aksidente, ndërsa ishte i apasionuar pas alpinizmit.
Sipas informacioneve paraprake, Lika ndodhej në zonë me grupin dhe dyshohet se është rrëshqitur nga shkëmbinjtë ndërsa fotografonte anëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.
Forcat e kërkim-shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa ekipe nga Kosova janë bashkuar edhe në operacion për nxjerrjen e trupit.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ekipet e kërkim-shpëtimit mbërritën në vendngjarje, të cilat ende po kryejnë kërkime./TCh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
