LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 11:11

Pamje rrëqethëse: Njerëzit përpiqen të shpëtojnë mes flakëve, të paktën 27 të v.dekur nga zjarri dhe shum te lenduar

Të paktën **27 persona kanë humbur jetën** nga një zjarr i madh që përfshiu një lokal në kryeqytetin e Tajlandës, **Bangkok**, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ndodhi pak pas mesnate sipas orës lokale, ndërsa ekipet e para të zjarrfikësve mbërritën vetëm pak minuta pas shpërthimit të flakëve.

Ekipet e shpëtimit gjetën klientë që përpiqeshin të dilnin nga dera kryesore. Në pamjet dramatike të publikuara në rrjetet sociale shihet një zjarr i fuqishëm që shpërthen nga hyrja e lokalit, ndërsa njerëzit, disa prej tyre edhe me rrobat në flakë, përpiqen në panik të shpëtojnë.

Kryeministri i Tajlandës, **Anutin Charnvirakul**, mbërriti në vendin e tragjedisë dhe deklaroi se deri më tani janë konfirmuar **27 viktima**, ndërsa **dhjetëra persona të tjerë janë dërguar në spital** për trajtim.

Ai shtoi se **shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar**, ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE