LAJME / E Hënë 13 Korrik 2026, 11:11

E dhimbshme: Ky është 25-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë

 

Janë mësuar detaje të reja lidhur me rastin e rëndë të regjistruar mëngjesin e së dielës në Mitrovicë, ku një 25-vjeçar u gjet pa shenja jete brenda një banese.

Gazetari i Klan Kosovës, Urall Boshnjaku, ka bërë të ditur se viktima është Leotrim Jashari nga fshati Prekaz, i cili jetonte dhe vepronte në mërgim.

Sipas informacioneve të bëra publike në emisionin “Ora Shtatë”, Leotrim Jashari kishte ardhur në Kosovë për të kaluar pushimet me familjen dhe të afërmit.

Boshnjaku tha se, bazuar në informacionet e siguruara deri më tani, i ndjeri nuk kishte pasur probleme të njohura shëndetësore që do të mund të lidhen me shkakun e vdekjes.

“Sipas informacioneve që kemi arritur t’i mësojmë, ai nuk ka pasur ndonjë problem shëndetësor që mund ta ketë shkaktuar vdekjen,” u shpreh gazetari në Klan Kosova.

Më herët, Policia e Kosovës kishte bërë të ditur se rasti është iniciuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe pritet që rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore të ndihmojnë në sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Ndërkohë, familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit të Leotrim Jasharit do të mbahet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Prekaz.

Lajmi për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta ka pikëlluar familjen, miqtë dhe të afërmit, të cilët po i japin lamtumirën e fundit 25-vjeçarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE