LAJME / E Diel 5 Korrik 2026, 01:01

Tensione para Parlamentit, ish-banori i Big Brother përfundon në duart e Policisë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Marius Dervishi, që është efektiv i Policisë ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se do të dorëzojë kërkesën për dorëheqje nga detyra.

Në reagimin e tij, ai thekson se vendimi nuk lidhet me mungesën e dëshirës për profesionin, por me atë që ai e cilëson si klimë të rënduar ndaj punonjësve të Policisë.

Sipas tij, efektivët shpesh paragjykohen dhe trajtohen njësoj në sytë e opinionit publik dhe mediave, pavarësisht punës së tyre individuale.

Ai shprehet se ka zgjedhur gjithmonë të jetë një efektiv i denjë, por shton se “mllefi dhe urrejtja” që, sipas tij, i drejtohen Policisë e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Në fund të deklaratës së tij, Dervishi ka përcjellë edhe një mesazh të fortë:

“Çfarë nuk e sheh syri i kamerës, e sheh Zoti lart, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE