LAJME / E Premte 12 Shtator 2025, 20:08

Të shtëna me armë zjarri në vend, plagoset një person, ja detajet e para rreth ngjarjes

Një incident i armatosur ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Pejës, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai ka konfirmuar se i plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po merr trajtim mjekësor.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:50 në rrugën “Papa Klementi”.

Njësitet policore kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se një person ishte plagosur nga të shtënat.

I dyshuari për këtë rast është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht është në kërkim nga autoritetet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE