LAJME / E Shtunë 11 Prill 2026, 17:05

Të shtëna me armë në një lokal, i riu qëllon drejt dy 18-vjeçarëve

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bajram Currit, në Tropojë, rreth orës 23:00, në ambientet e një lokali.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku një 26-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave, S. M. dhe S. D., të dy 18 vjeç.

Si pasojë e të shtënave, është plagosur në dorë shtetasi S. M., i cili ka marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar për në banesë.

Ndërkohë, autori i dyshuar është identifikuar nga policia si A. I., 26 vjeç, banues në Bajram Curri, i cili është shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se shërbimet vijojnë kontrollet intensive për kapjen e autorit, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes. Materialet janë referuar për veprime të mëtejshme procedurale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE