LAJME / E Diel 12 Korrik 2026, 15:03

E rëndë në Saraj: 16-vjeçari ther me thikë 14-vjeçarin pas një konflikti

Më datë 11.07.2026, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 15:00, para një objekti hotelerik në fshatin Saraj të Shkupit, pas një zanefake paraprake, është prishur rendi dhe qetësia publike me një përleshje fizike mes një të mituri 14-vjeçar dhe një të mituri tjetër.


?Pas një kohe të shkurtër, para një objekti shitës janë takuar 14-vjeçari dhe një i mitur tjetër 16-vjeçar, i cili e ka sulmuar atë me një mjet të mprehtë duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa 14-vjeçari i është përgjigjur me një mjet të fortë duke i shkaktuar gjithashtu lëndime.

?Më datë 12.07.2026, rreth orës 01:35, i mituri 16-vjeçar është privuar nga liria nga zyrtarët policorë të SPB Shkup.

Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare në stacionin policor në prani të prindit dhe avokatit, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim penal përkatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE