
Një sulm me armë zjarri ka tronditur zonën e Dukagjinit në Shkodër, ku 40-vjeçari Aleksandër Koçeku u ekzekutua me breshëri automatiku teksa udhëtonte në aksin Kir-Prekal. Hetimet janë përqendruar në pistën e hakmarrjes, të lidhur me një vrasje të ndodhur 9 vjet më parë.
Në vendngjarje, pranë fshatit Lin, u gjetën 25 fishekë pushke automatike, të cilët sipas hetuesve dyshohet se janë qëlluar nga e njëjta armë. Viktima u gjet brenda automjetit nga një kalimtar, i cili njoftoi menjëherë policinë.
Hetimet paraprake tregojnë se autorët i kanë zënë pritë Koçekut në një segment rrugor malor, me pak trafik dhe pa kamera sigurie. Dyshohet se ai është qëlluar disa herë me një breshëri plumbash, duke mos mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Burime hetimore thonë se një nga pistat kryesore lidhet me vrasjen e Angjelin Shkambit në vitin 2017. Për këtë ngjarje, vëllai i Aleksandër Koçekut, Artan Koçek, po vuan dënimin pasi qëlloi Shkambin me armë zjarri. Sipas dosjes së asaj kohe, konflikti lidhej me një borxh prej 40 mijë eurosh, por edhe me një çështje personale midis palëve. Familja e viktimës së sotme dyshon se atentati mund të jetë hakmarrje për atë ngjarje.
Aleksandër Koçeku, sipas të dhënave hetimore, ishte gjithashtu një person nën hetim në çështjen e vrasjes së 19-vjeçarit Pavlin Preka në vitin 2025.
Ndërkohë, policia dhe prokuroria vazhdojnë punën për të identifikuar autorët, për të zbardhur plotësisht dinamikën e atentatit dhe për të siguruar prova që mund të çojnë në arrestimin e personave përgjegjës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
