
Këtë të diel në Gjykatën e Fierit pritet të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre vajzave, të përfshira në dhunimin e një 17-vjeçareje.
Para nisjes së seancës, në ambientet e gjykatës foli për mediat nëna e njërës prej 15-vjeçareve të përfshira në ngjarje. Ajo deklaroi se vajza e saj ndodhet e shtruar në spitalin e psikiatrisë, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa shprehu shqetësim për gjendjen e saj shëndetësore.
Sipas saj, familja kishte vënë re prej kohësh probleme në sjelljen e vajzës dhe kishte kërkuar ndihmë nga shkolla dhe psikologia, por pretendon se nuk mori mbështetjen e nevojshme.
Ajo shprehet se kishin kërkuar ndihmë një vit më parë, kur vajza ishte nxënëse në një shkollë 9-vjeçare, e cila tregon se drejtoresha e institucionit e ka përzënë.
“Nuk di asnjë gjë, për gjendjen shëndetësore të vajzës. Jam shqetësuar shumë. Në spital e kam takuar dy herë, më duket jo aq mirë. Nuk e di nëse është në dijeni të pamjeve që janë bërë virale. Vajza kishte telefonin që i kemi blerë ne, rrobat çfarë ka pasur të vetat. Kur kthehej në orët e para të mëngjesit më thoshte se kam qenë me shoqe, nuk më tregonte.
Nuk i njihja shoqet, as prindërit e tyre. I pash për herë të parë në polici, ndërsa vajzën që kanë rrahur, prindin e saj nuk e njoh fare. Nuk kam marrë avokat për vajzën. Ne kemi një vit, kemi vajtur në polici disa herë. Kur ishim tek shkolla bashkë me bashkëshortin. ‘Zhduku jashtë’ na tha drejtoresha e shkollës kur i thamë për problemet e vajzës para një viti. Më nxori jashtë edhe mua dhe bashkëshortin nga zyra. Dua kurim të plotë për vajzën, e kam kërkuar në gjykatë kurimin për vajzën”, tha mamaja e saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
