LAJME / E Shtunë 4 Prill 2026, 08:08

“Të gatshëm për mision”, FSK me stërvitje për ngritjen e gatishmërisë operacionale

FSK njofton se stërvitjet u kryen me qëllim ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe përgatitjes profesionale të personelit.

“Ushtrimet fushore “Kilo Mike”, “Stuhia e Marsit 2026” dhe “Sierra 26” kishin për qëllim ngritjen dhe mirëmbajtjen e kapaciteteve në Operacione të Mbështetjes Logjistike, zhvillimin e shkathtësive taktike individuale në përmbushjen e misionit, testimi i gatishmërisë fizike të personelit, përmirësimi i koordinimit ndër-njerëzor, operimi në kushte të vështira dhe reagimi ndaj kërcënimeve në terren kodrinoro-malor”.

“Këto ushtrime dëshmojnë përkushtimin e ushtarakëve në arritjen e standardeve të larta profesionale dhe operacionale, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve të përgjithshme të njësive në përmbushjen e misionit”, thuhet në njoftimin e kësaj force, transmeton Klankosova.tv, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE