LAJME / E Martë 14 Korrik 2026, 23:11

Tragjike në vendin fqinj, dy të rinj gjenden të vdekur brenda makinës në parking: Shkak dyshohet kondicioneri

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Pireut në Athinë, ku një vajzë 27 vjeçe dhe një djalë 28 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një makine të parkuar në garazhin e banesës.


Sipas autoriteteve greke, të rinjtë u gjetën nga babai i 28-vjeçarit, i cili njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërriti ambulanca, por të rinjtë ishin pa shenja jetë.

Raporti paraprak i mjekut ligjor nuk ka evidentuar shenja dhune në trupat e viktimave.

Hetimet po përqendrohen te mundësia e një helmimi nga gazrat e motorit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti dyshohet se kishte motorin dhe sistemin e kondicionimit të ndezur, ndërsa garazhi ishte i mbyllur.

Në këto kushte, ekspertët po shqyrtojnë pistën se gazrat e shkarkimit mund të kenë depërtuar në kabinën e automjetit përmes sistemit të ajrimit, duke bërë që dy të rinjtë të humbnin ndjenjat.

Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia mjeko-ligjore, ndërsa Policia greke vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE