LAJME / E Mërkurë 15 Korrik 2026, 00:12

Pamje të rënda! Rrahje në Skenderaj, bëhen llom ndërmjet vete shumë persona

Përleshje fizike në qendër të Skenderajt, publikohen pamje nga vendi i ngjarjes

Një përleshje fizike mes disa personave është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në sheshin “Adem Jashari” në qendër të Skenderajt.

Sipas raportimeve të medias lokale Skenderaj Live, në incident janë përfshirë disa persona, ndërsa pamje nga vendi i ngjarjes janë publikuar në rrjetet sociale.

Deri më tani nuk dihen rrethanat që çuan në përleshje, ndërsa motivi i konfliktit mbetet ende i paqartë.

Po ashtu, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse nga incidenti ka persona të lënduar apo nëse ka pasur ndërhyrje të shërbimeve mjekësore.

Në pritje të një reagimi zyrtar nga Policia e Kosovës, nuk dihet nëse ndonjë person është shoqëruar apo arrestuar në lidhje me rastin.

Autoritetet pritet të sqarojnë rrethanat e ngjarjes dhe të bëjnë të ditur detaje shtesë pas përfundimit të veprimeve të para hetimore.

Klankosova.tv do t’ju mbajë të informuar me zhvillimet më të fundit sapo të ketë informacione zyrtare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE