LAJME / E Martë 14 Korrik 2026, 23:11

Balla i kërkoi asaj të kthente mandatin e deputetes, Marjana Koçeku përgjigjet: Kur u anëtarësova në Partinë Socialiste, unë…

Deputetja Marjana Koçeku pati edhe një përgjigje ndaj kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili i kërkoi asaj të kthente mandatin që fitoi nën logon e së majtës.


Në një intervistë për “Shqipëria Live”, Koçeku tha se mori pjesë në zgjedhje me emrin dhe mbiemrin e saj, pavarësisht se ishte në listat e mbyllura. Ajo tha se fushata që zhvilloi i solli votat e nevojshme për të hyrë në Kuvend dhe për këtë iu betua Kushtetutës.

“Unë kryesova listën e mbyllur të Shkodrës. E zgjodha këtë sistem, pavarësisht nëse më pëlqen apo jo. Fakti që kryesoj listën e mbyllur të PS-së nuk më detyron të dorëzoj mandatin tim. U betova mbi Kushtetutën dhe kjo më jep të drejtën të ushtroj detyrën time në Kuvend si përfaqësues i qytetarëve. Kur u bëra pjesë e PS-së, u bëra pjesë me emrin dhe mbiemrin tim dhe isha pjesë aktive e fushatës ku kërkova vota për PS-në.


Votat nuk erdhën vetëm nga elektorati besnik i PS-së, por edhe nga elektorati gri ose demokratik. Pra, këto vota më japin mandatin. Ata mund të më gjykojnë për aktivitetin tim të mëtejshëm dhe mund të më gjykojnë nëse po i përfaqësoj apo jo. Jam më se e bindur se ky është vendimi i duhur. E di që do t'i përfaqësoj më mirë qytetarët në këtë mënyrë. E shpalla PS-në vetëm përmes statusit në rrjetet sociale. Kjo ishte zgjedhja ime për të mos u ndikuar nga asnjë parti”, tha ajo.

Fati u buzëqesh këtyre 3 shenjave të zodiakut deri në fund të korrikut
Balla i kërkoi asaj të kthente mandatin e deputetes, Marjana Koçeku përgjigjet: Kur u anëtarësova në Partinë Socialiste, unë…

Çmimet e naftës rriten pas sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit dhe bllokadës së Hormuzit.
Ai fyeu qytetarin, “largohu o kopil” dhe u përlesh fizikisht me gazetarin, reagon Erjon Braçe: Më kishin zënë në pritë mua dhe kolegëve të mi të PS-së,
Damian Gjiknurit, një socialist tjetër që del jashtë linjës me Ramën, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE