LAJME / E Martë 30 Qershor 2026, 20:08

Te fundit nga ngjarja e rende tek ‘Casa Italia’ ne Tirane

Përditësohet bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus doli nga rruga dhe u përmbys. Sipas autoriteteve shëndetësore, deri më tani konfirmohet një viktimë dhe 12 persona të plagosur.

Shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, deklaroi se viktima është drejtuesi 36-vjeçar i autobusit, i cili mbërriti në spital pa shenja jete.

Mes të plagosurve ndodhen edhe dy fëmijë. Njëri, rreth 8-9 vjeç, është në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri, 14 vjeç, po mbahet nën observim.

Sipas Sumës, pesë pacientë të moshës 30 deri në 50 vjeç po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Dy prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk është konfirmuar ende, dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, pesë të plagosur të tjerë janë në gjendje të stabilizuar dhe nuk paraqesin rrezik për jetën.

“Janë 2 të mitur, një i moshën 8-9 në gjendje të rëndë, një tjetër 14 vjeç në repartin e observimit. 5 pacientë 30-50 vjeç po i nënshtrohen operacionit. 2 prej tyre janë shtetas të huaj, identiteti i të cilëve nuk janë konfirmuar ende. Ndodhen në gjendje të rëndë. 5 të tjerë janë në gjendje të stabilizuar në urgjencë. Këta të pesë nuk paraqesin rrezik për jetën. Ekipi mjekësor po ndjek nga afër ecurinë klinike të çdo pacienti”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE