LAJME / E Martë 23 Shtator 2025, 19:07

“Të degjeneroj…”/ Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Do t’më nxjerrësh mashtrues

Kanë vijuar sërish tensionet, gati në konfrontim fizik mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibejn, edhe pse gjyqi u shty për të martën e ardhshme.

Teksa palët po dilnin nga salla, Nuredin Dumani vijoi me ofendime ndaj Erion Alibaj e madje duke tentuar të konfrontohet me të fizikisht.

“Të degjeneroj … o të … do me më nxjerr m’u mashtrues…”, citohet të ketë thënë Dumani gjatë tentativës për t’u konfrontuar me Alibejn.

Edhe Alibej iu kthye me disa fjalë që nuk u dëgjuan, por ka qenë ndërhyrja e oficerëve të mbrojtjes së dëshmitarëve që shmangu konfrontimin fizik mes bashkëpunëtorëve të drejtësisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE