LAJME / E Shtunë 12 Korrik 2025, 13:01

Takimi "special" me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, "reagon" modelja

Modelja e njohur kosovare, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë.

Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda?” në Netflix, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE