
Në fund të këtij viti, shoferët që udhëtojnë drejt Durrësit do të kenë një arsye për t’u gëzuar: 6 kilometrat e parë të superstradës së re Tiranë–Durrës pritet të hapen për qarkullim.
Punimet për zgjerimin e këtij aksi strategjik kanë avancuar ndjeshëm në dy fazat e para të projektit, që parashikon shtimin e dy korsive të reja në secilin sens lëvizjeje. Hapja e segmentit të parë do të lehtësojë ndjeshëm trafikun dhe do t’i japë hyrjes së kryeqytetit një pamje moderne dhe funksionale.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se ky është një nga projektet me ecurinë më të mirë aktualisht në vend.
“Autostrada Tiranë–Durrës, në 6 kilometrat e parë nga Casa Italia deri tek mbikalimi i Kasharit, po kthehet në një autostradë të tipit A me gjerësi 32.5 metra. Do të ketë 3 korsi nga secila anë dhe një korsi emergjence, çka e bën me katër korsi funksionale për drejtim,” – tha Balluku.
Sipas saj, ecuria e punimeve ka arritur 65% në fazën e parë dhe 85% në të dytën, duke sinjalizuar se projekti do të përfundojë sipas afateve të planifikuara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
