LAJME / E Diel 21 Qershor 2026, 02:02

Stresi ngacmon Brikenën në intervistë: “Mendoj se edhe ti ke momente që

“Jam penduar që kam qenë pjesë e Big Brother” – Stresi tregon çfarë do të donte të fshinte nga jeta e tij

Reperi i njohur Stresi ka bërë një deklaratë të sinqertë gjatë një interviste në Top Channel, ku ka folur për disa nga momentet e jetës dhe karrierës së tij që sot i sheh ndryshe.

I pyetur nga moderatorja Brikena nëse ka diçka për të cilën është penduar dhe do të donte ta fshinte nga jeta e tij, Stresi u përgjigj se pjesëmarrja në formatin “Big Brother” është një nga gjërat që nuk do ta përsëriste.

“Jam penduar që kam qenë pjesë e Big Brother”, u shpreh ai.

Me humor, reperi ngacmoi edhe moderatoren, duke i thënë se beson që edhe ajo ka momente apo vendime në jetën e saj që do të donte t’i fshinte.

Gjatë intervistës, biseda u ndal edhe te karriera muzikore. I pyetur nëse është penduar ndonjëherë për ndonjë këngë të publikuar, Stresi pranoi se ka pasur projekte muzikore që më vonë ka vendosur t’i largojë.

“Po, kam fshirë disa këngë nga YouTube”, tha ai, pa dhënë më shumë detaje rreth tyre.

Deklaratat e reperit kanë ngjallur interes te fansat, të cilët kanë komentuar gjerësisht sinqeritetin e tij lidhur me vendimet që do të donte t’i ndryshonte në jetën personale dhe profesionale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE