
Rikthimi i stacionit të trenit në Tiranë do të kushtojë 18 mln euro, dhe me ndryshimet e fundit buxhetore, janë akorduar 3.7 mln euro, për të financuar zbatimin e projektit.
Traseja brenda kryeqytetit është 4 km, e cila nis nga terminali i transportit publik pranë kthesës së Kamzës dhe përfundon aty ku ka qënë më parë stacioni trenit.
Ndërkohë, si linja zgjatuese janë Rinasi e Durrësi që përfundojnë vitin e ardhshëm, dhe pritet të vihen në funksion të udhëtarëve në fillim të vitit 2027.
Aktualisht, për përfundimin e kësaj linje janë duke u zbatuar 2 kontrata, një për ndërtimin e linjës dhe një për stacionet. Për kontratën e parë, që përfshin punimet civile Hekurudha Shqiptare thotë se 90% e punimeve është mbyllur dhe kanë mbetur instalimet e brendshme që lidhen me godinat e stacioneve.
Paralelisht, për këtë vepër hekurudhore është duke u zhvilluar tenderi me 2 faza për elektrifikimin, një procedurë që drejtohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
