
Gjykata Kushtetuese ka mbyllur punimet e mbledhjes së sotme duke shtyrë vendimin lidhur me kërkesën e kryeministrit Edi Rama për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.
Burime për mediat bëjnë me dije se, ndonëse në rendin e ditës ishte parashikuar shpallja e vendimit mbi ligjshmërinë ose jo të pezullimit të saj nga detyra, masë e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme, kjo çështje nuk u shqyrtua.
Sipas burimeve, Kushtetuesja vlerësoi se koha e mbetur pas trajtimit të dy çështjeve të para nuk ishte e mjaftueshme për të marrë një vendim përfundimtar. Gjyqtarët kanë rënë dakord që në momentin kur të hapet shqyrtimi i çështjes Balluku, vendimi duhet të merret brenda së njëjtës ditë, gjë që sot nuk ishte e mundur për shkak të kufizimeve kohore.
Kjo është mbledhja e dytë që Gjykata Kushtetuese nuk merr një vendim për këtë çështje. Kujtojmë se më 22 janar, u mbajt seanca për shqyrtimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama dhe Këshillit të Ministrave, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
