LAJME / E Martë 15 Shtator 2026, 10:10

Skandal në Gjermani, politikania e AfD-së detyron emigrantët romë që të marrin fshesën: Pastroni dhe largohuni (VIDEO)

Një video skandaloze e publikuar në rrjetet sociale nga një politikane e partisë së djathtë AfD ka shkaktuar zemërim dhe ka sjellë me dhjetëra reagime të forta në Gjermani. Politikania Enxi Seli-Zacharias, është kthyer në “shënjestrën” e qytetarëve kjo pas një video të publikuar nga vetë ajo ku detyronte emigrantët me origjinë rome dhe sinti që të pastronin rrugët e qytetit Gelsenkirchenit, në perëndim të Gjermanisë.

Në video, politikania e ekstremit të djathtë shfaqet me një fshesë në dorë dhe filmon me telefon banorët dhe ambientin përreth. Ajo kritikon gjendjen e zonës dhe u kërkon banorëve që të marrin pjesë në pastrimin e saj.

Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe shkaktoi reagime të shumta, veçanërisht për mënyrën se si politikania iu drejtua personave të filmuar.

Sipas televizionit publik gjerman WDR, bëhet fjalë për një aksion të organizuar nga AfD në lagjen Uckendorf të Gelsenkirchenit. Në aksion morën pjesë rreth dhjetë politikanë të partisë.

Një prej deklaratave që ka shkaktuar më shumë polemika është ajo se “këta njerëz duhet të largohen nga qyteti”. Kritikët e kanë konsideruar këtë gjuhë diskriminuese dhe poshtëruese ndaj komunitetit rom dhe sinti.

Rasti ka çuar edhe në një kallëzim penal ndaj Seli-Zacharias. Një organizatë që përfaqëson sintitë dhe romët në Nordrhein-Westfalen e ka akuzuar politikanen për nxitje të urrejtjes. Prokuroria ka deklaruar së është duke punuar dhe po vijon hetimet për të dalë në përfundimin nëse mbi politikanet rëndon kjo vepër penale apo jo.

Politikania e AfD-së ka mbrojtur aksionin, duke argumentuar se synimi ishte të tërhiqej vëmendja ndaj problemeve të pastërtisë dhe kushteve në atë zonë.

Por reagimet politike kanë qenë të ashpra, ku përfaqësues të partive të tjera në Gelsenkirchen kanë kërkuar pasoja për politikanët e AfD-së të përfshirë në aksion, ndërsa janë ngritur akuza se videoja ushqen paragjykimet ndaj romëve dhe sintive.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Berlino Magazine (@berlinomagazine)


Kjo nuk është hera e parë që AfD vendoset në qendër të kritikëve. Kjo parti e cila njihet gjerësisht si një parti e ekstremit të djathtë, është lakuar herë pas herë për qëndrimet nacionaliste, ksenofobe dhe raciste BURIMI