
Pas disa ditësh heshtjeje në rrjetet sociale, Joz Marku është rikthyer me një reagim të ri, duke dhënë një sinjal edhe për atë që pritet të vijë në karrierën e tij.
Këngëtari ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet pranë oxhakut duke lexuar një libër, ndërsa krahas saj ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë gjatë ditëve të fundit.
“Rekuperim. Faleminderit për interesimin dhe mbështetjen”, shkroi Jozi, duke shtuar më pas në anglisht: “New project coming soon. Ju dua”.
Postimi vjen pas një periudhe të ngarkuar për ish-banorin e “Big Brother VIP Albania”, emri i të cilit u përfshi në ngjarjen me Eduard Kuçin dhe në procedurat që pasuan. Për këtë arsye, rikthimi i tij në rrjetet sociale ka marrë menjëherë vëmendje.
