SHOWBIZ / E Martë 15 Shtator 2026, 09:09

Ledri përjetëson në trup këtë kujtim të veçantë familjar (FOTO)

Ledri Vula ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të përjetësuar lidhjen me vajzën e tij, Poem Blu, duke kthyer një vizatim fëmijëror në një tatuazh.

Reperi ka ndarë së fundmi disa momente të kaluara pranë së bijës, në një periudhë të veçantë për të voglën, e cila sapo ka nisur një etapë të re me ditën e parë të shkollës.

Mes pamjeve të publikuara në Instagram, vëmendjen e mori tatuazhi i ri i Ledrit. Në të shfaqen dy figura të vizatuara në stilin karakteristik të një fëmije, një kujtim personal që reperi ka vendosur ta mbajë tashmë përgjithmonë në trup.

Ky moment vjen vetëm pak pasi Ledri dhe Sara Hoxha u bënë bashkë për të shoqëruar Poem në ditën e saj të parë të shkollës. Pavarësisht ndarjes, të dy ishin pranë vajzës në një prej ditëve më të rëndësishme për të.

Edhe Poem duket se ka dashur të ndjekë shembullin e të atit. Vogëlushja vendosi në krah një tatuazh të përkohshëm për fëmijë, duke krijuar një tjetër moment të këndshëm mes babait dhe vajzës.

Ledri ka treguar vazhdimisht publikisht lidhjen e ngushtë që ka me Poem, ndërsa këtë herë ka zgjedhur që një kujtim i krijuar prej saj të mos mbetet vetëm në letër, por ta shoqërojë përgjithmonë.