
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’
pasi nuk kanë mundur që të shtyjnë me procedurë të përshpejtuar rishikimin e buxhetit.
Murati ka thënë se ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin
në vlerë prej 200 milionë eurove.
“Sot opozita votoi kundër trajtimit në seancë plenare të rishikimit të buxhetit.Ky rishikim do të mundësonte financimin e Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, në vlerë prej 200 milionë eurove.
Kjo pako mbështetëse do të ishte një ndihmë e shumëpritur për të lehtësuar barrën e familjeve, por ja që partitë opozitare mendojnë ndryshe fatkeqësisht”, ka shkruar Murati.do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
