LAJME / E Enjte 5 Shkurt 2026, 09:09

Si kurrë më parë! Rama lutet në Vatikan: O Zot ndihmoje Shqipërinë…

Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga vizita e tij në Vatikan, me ftesë zyrtare të Selisë së Shenjtë.

Në pamjet e publikuara, shfaqet Rama duke u lutur në shqip përpara Zojës së Këshillit të Mirë, në bazilikën e Genazzanos.

I shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho, kryeministri bën lutjen e tij, ku në fokus ishte Shqipëria.

O Mari, Nënë e ëmbël e Këshillit të Mirë, kaq e dashur për bijtë e Shqipërisë në atdhe dhe jashtë atdheut! Sot po vijmë tek ti, edhe një herë, të ta besojmë popullin tonë, familjet tona, rininë tonë.

Ti që je Zojë e Shkodrës dhe e mbarë Shqipërisë, na udhëhiq në rrugën e së mirës, na jep dritë në dyshime dhe ngushëllim në provat e jetës. Nën mbrojtjen tënde kërkojmë strehë, o Virgjër e bekuar. Mbroje Shqipërinë, ndriço mendjet tona dhe na bëj të jemi gjithmonë besnikë ndaj Birit tënd, Jezusit. O Zoja e Këshillit të Mirë, lutu për ne”, thuhet në lutjen e Ramës.


, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE