
“Seksi në komunizëm ishte ndonjëherë një akt kundër sistemit,” tha Ahmeti në një episod të mëparshëm të “Top Story”. “Kur gjithçka ishte e ndaluar, edhe akti më i vogël i intimitetit bëhej formë rezistence. Njerëzit nuk bënin seks për luks apo dëshirë, por për të thënë ‘unë jam’.”
Në këtë sfond u shfaq edhe rrëfimi i sinqertë i aktores së njohur Monika Lubonja, e cila tregoi për kufizimet që kishin aktorët në periudhën komuniste, sidomos për skenat e afërsisë fizike në teatër apo film. Ajo kujtoi momentin e parë të karrierës kur interpretoi një skenë puthjeje në një film të viteve ’90:
“Kur bëra filmin tim të parë dhe putha Ndriçim Xhepën, mendova se po puthja një mit. Më pas, akoma kishte zonja që më thoshin ‘ke puthur burrin tim’. Ende nuk jemi të emancipuar në këtë drejtim. Puthjen e bëra, por film me gjoksin jashtë nuk e bëra dot,” u shpreh Lubonja.
Ajo shtoi se në kohën e komunizmit, edhe vetë aktorët ndëshkoheshin për skena që konsideroheshin si të “guximshme”, edhe pse shpesh ishin shumë të lehta në krahasim me standardet e sotme. Megjithatë, për një publik të mbyllur dhe të rritur me frikën e tabuve, edhe një puthje në skenë mund të konsiderohej provokim.
Diskutimi në “Top Story” solli në vëmendje nevojën për të rishikuar të shkuarën jo vetëm përmes fakteve historike, por edhe përmes përvojave të trupit, emocioneve dhe heshtjeve të grave. Në një shoqëri ku liria seksuale është ende e gjykuar dhe ku moralizimi vazhdon të dominojë, rrëfimet si ato të Mimoza Ahmetit apo Monika Lubonjës janë një hap i rëndësishëm drejt çlirimit të kujtesës kolektive dhe emancipimit të vërtetë.
Në fund, emisioni la pas një pyetje të fortë: A është vërtet e lirë gruaja shqiptare sot, apo thjesht nuk jeton më nën një emër të përveçëm si “komunizëm”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
