
Një lajm i kobshëm është mësuar ditën e sotme pasi ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 77-vjeçare profesor Qazim Dushku.
I njohur si një nga kontribuesit më të mëdhenj të arsimit, kryesisht në zonën e Lezhës ku ai shërbeu me dinjiteti për vite me radhë si mësues dhe drejtor arsimi, largimi i profesor Qazimit ka lënë pas një plagë të pashërueshme për familjen dhe të gjithë njerëzit që arritën ta njihnin ndër vite.
Lajmi i trishtë është mësuar nga reagime të bëra në rrjet nga të afërmit e profesor Qazimit të cilët kanë njoftuar humbjen tragjike të njeriut të tyre.
Profesor Qazimi lindi në Lezhë në vitin 1949. Shkollën 7-vjeçare dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Në vitin 1972 Qazim Dushku përfundoi studimet në Universitetin e Tiranës. Ndërsa studimet pasuniversitare për pedagogji dhe psikologji Dushku i kreu ne vitin 1982.
Gjatë vitete të karrierës së tij disavjeçare Dushku ka shërbyer si mësues, drejtor shkolle, drejtor arsimi, specialist dhe studiues.
Po ashtu ai ka qenë përgjegjës i Seksionit të Arsimit, inspektor në seksionin e arsimit, drejtor i gjimnazit “Hydajet Lezha” si dhe drejtor i Drejtorisë Arsimore Rajonale Lezhë.
Përveç kontributit të dhënë në mësimdhënie, Dushku do të mbahet mend për kontributin e dhënë në dhjetëra artikujt problemor e studimorë në revistat kulturore e shkencore të kohës si dhe bashkëpunëtor i rregullt i shtypit pedagogjik.
Disa nga veprat e Prof.Qazim.Dushkut:
• Patriarku i arsimit të Lezhës
• Për një mësim dhe edukim ndryshe.
• Në gjurmët e krimit familjar.
• Dashuria, martesa dhe jeta seksuale
• Njerezit e mi në rrjedhen e historisë
• Një jetë kushtuar dijes dhe pajtimit
• Mos i vrisni fëmijët etj.
Mësohet se familja Dushku do t’i japë lamtumirën e fundit profesorit, ditën e nesërme më 1 korrik në orën 10:00 të mëngjesit, në varrezat e Sharrës.
Newsbomb.al i shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve për humbjen tragjike të njeriut të tyre të zemrës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
