
Është publikuar fotografia e 21-vjeçarit Daniel Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia si autori i dyshuar i vrasjes së 33-vjeçarit Flori Paluçi në Manzë.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit në një lokal, ku sipas dëshmive, sherri nisi për shkak të një kafeje, pasi kamerieri u kishte thënë klientëve se ekspresi ishte i fikur dhe nuk mund të shërbente pijen. Konflikti degjeneroi në dhunë, duke përfunduar me dy vrasje.
Aranit Kurti 23 vjeç dhe Daniel Pepa, 21 vjeç u ulen në tavolinë dhe i kërkuan kafe kamerierit, Alteo Pepa. Ky i fundit ishte i ulur së bashku me Flori Paluçin, 33 vjeç.
Klientët marrin përgjigje negative në momentin që Pepa u thotë se nuk mund t’u shërbejë nis debati verbal mes të rinjve.
Kurti dhe Pepa kanë ofenduar kamerierin dhe në atë moment ka ndërhyrë Flor Paluçi i cili u ka thënë se nuk mund ta ofendonin se është në tavolinë me të. Sherri verbal ka përfunduar në përplasje fizike në ambientet e jashtme të lokalit.
Alteo Pepa në dëshminë e tij ka treguar se i pari që ka qëlluar ishte Flor Paluçi duke i marrë jetën Aranit Kurtit. Daniel Pepa është kundërpërgjigjur për shokun duke vrarë më tej Paluçin dhe është larguar nga vendngjarja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
