
Deri në këto momente 3 kandidatë do të sfidojnë Sali Berishën për pozicionin e kryetarit të Partisë Demokratike. Së fundmi ish-deputeti Ervin Salianji konfirmoi pjesëmarrjen e tij në garë për te marrë drejtimin e PD-së në zgjedhjet e brendshme të 23 majit.
”Po do të jem në garë për kryetar të Partisë Demokratike në 23 maj. Pavarësisht se kur ka zgjedhje e dini, publikohen 6 muaj para listat zgjedhore dhe jepet mundësi e barabartë, sot në PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh.
Ajo që e përcakton dhe ndaj se kë mbështet shumica, përcaktohet nëpërmjet votës, pavarësisht se politika në përgjithësi duhet të mbahet si domain, apo territor ku fjala e mbajtur përcakton politikanët.
Berisha në 2022 kur u rikthyer, ka thënë do ta mund Ramën, nuk mi vjedh zgjedhjet, do të fitoj zgjedhjet lokale e me radhë. Të gjitha nuk kanë ndodhur”, tha Salianji.
Deri tani, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari shpallën kandidaturën për kryetare të Partisë Demokratike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
