
Moti i keq ka goditur ashpër qendrën dhe veriun e Italisë, duke shkaktuar dëme dhe emergjenca të shumta. Në Toscana, veçanërisht në ishullin Elba dhe në provincën e Livornos, rreth 200 persona kanë mbetur të izoluar në zonën e Fornos pas një rrëshqitjeje dherash që ka bllokuar rrugët.
Disa përrenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në Portoferraio dhe në pjesë të tjera të Livornos.
Në Venecia u aktivizua sistemi për mbrojtjen nga përmbytjet, pasi pritet një valë e lartë deri në 110 cm. Shiu i dendur ka prekur edhe Venezian, ku janë regjistruar mbi 200 milimetra reshje. Në Bibione dhe Lignano Sabbiadoro, kampingje me mbi 2.000 persona janë evakuuar për arsye sigurie.
Në Lecco e Como janë regjistruar përmbytje dhe evakuime. Vetëm në Blevio u shpëtuan 19 persona.
“Në provincën e Bergamos e të Vareses rrugë dhe nënkalime u mbushën me ujë, duke shkaktuar probleme të shumta në qarkullim. Shumë banesa dhe bodrume u përmbytën gjatë natës.
Vetëm në 24 orë janë kryer 280 ndërhyrje nga zjarrfikësit mes Lazios, Ligurias, Toskanës dhe Lombardisë. Në disa zona në Romë era e fortë ka rrëzuar pemë ndërsa dëme janë shënuar dhe nga përmbytjet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
