
Shqiptarja nga Zvicra, Majlinda Sulejmani, i është drejtuar me një letër të hapur presidentit serb.
Ajo shpreh shpresën që fjalët e saj ta arrijnë dhe thekson se nuk shkruan me zemërim apo për konsum politik, por si një grua nga Ballkani që jeton mes rajonit dhe Evropës dhe që beson se e ardhmja ndërtohet me guximin për ta thënë të vërtetën.
Ajo vëren se presidenti shpesh deklaron se “Kosova është Serbi” dhe shpreh dëshirën që kjo çështje të diskutohet jo përmes sloganeve, por mbi bazën e ligjit dhe realitetit. Sipas saj, në vitin 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e bëri të qartë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Ajo thekson se parimi i vetëvendosjes është pjesë e rendit juridik ndërkombëtar dhe se Evropa moderne ndërtohet mbi stabilitet, institucione funksionale dhe respekt reciprok.
Sipas Majlinda Sulejmanit, sot Kosova ekziston si realitet politik dhe institucional, dhe qytetarët e saj e jetojnë këtë realitet çdo ditë. Ajo nënvizon se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian synon normalizimin dhe stabilitetin, jo kthimin pas të historisë.
Majlinda Sulejmani shprehet se nuk i frikësohet debatit. Përkundrazi, ajo beson se një debat i hapur dhe i mbështetur në argumente juridike do t’i shërbente më shumë rajonit sesa deklaratat që prodhojnë tension. Sipas saj, politika e shekullit XXI nuk matet me pretendime territoriale, por me aftësinë për të garantuar paqe, siguri dhe zhvillim për qytetarët.
Në përfundim, ajo thekson se Ballkani ka nevojë për lidership që sheh përpara dhe se stabiliteti nuk ndërtohet duke mohuar realitetin, por duke e pranuar atë dhe duke ndërtuar mbi të. Pas çdo debati serioz, për të mbetet një fakt i thjeshtë: Kosova është Kosovë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
