LAJME / E Premte 4 Shtator 2026, 20:08

Shqiptarët në krye të rrjetit të k0kainës në Angli, burg për 44 vjeçarin, të birin dhe të vëllanë

Një 44-vjeçar shqiptar, i akuzuar si “koka” e një grupi të organizuar të trafikut të kokainës, është dënuar me shtatë vite e gjashtë muaj burg në Britani.

Rezart Balesi akuzohej se drejtonte një rrjet të shpërndarjes së kokainës, ku përfshiheshin edhe djali i tij, Joshua Balesi, 22 vjeç, dhe vëllai i tij, Refail Balesi, 39 vjeç. Grupi përdorte ËhatsApp-in për marrjen e porosive dhe organizimin e dërgesave të drogës.

Mesazhet e sekuestruara tregonin se grupi mund të siguronte deri në 9,000 paund në një natë.

Djali dhe vëllai kontrollonin linjën e porosive

Sipas prokurorisë, Joshua dhe Refail Balesi merrnin porositë përmes telefonit për kokainë dhe më pas udhëzonin shpërndarësit e besuar për të kryer dorëzimet.

Dënime edhe për shpërndarësit

Në kuadër të së njëjtës çështje, u dënuan edhe disa persona të tjerë:

Fatos Vrenezi, 53 vjeç – 4 vite burg.

Lorenzo Canovi, 48 vjeç – 37 muaj burg.

Immanuel Lumaj, 30 vjeç – 3 vite e 9 muaj burg.

Fjoraldo Lukaj, 31 vjeç – 3 vite e 6 muaj burg dhe do të përballet me deportimin.

Antonino Precaj, 33 vjeç – 27 muaj burg për rolin e tij në një komplot të veçantë për kultivimin e kanabisit, ku ishte përfshirë edhe Joshua Balesi.

Sipas autoriteteve, aktiviteti kriminal ka vijuar nga maji 2024 deri në mars 2026.