
Flakët që kanë përfshirë kodrat pranë Radostinit kanë avancuar drejt zonës së liqenit të Levanit. Zjarri ndodhet rreth 200 metra nga dy lokale, ndërsa pronarët kanë nisur largimin e stafit, klientëve dhe mjeteve nga ambientet. Ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri për shkak të terrenit dhe avancimit të flakëve.
Zjarri që ka përfshirë kodrat pranë Radostinit është zhvendosur drejt zonës së liqenit të Levanit, duke iu afruar bizneseve dhe banesave që ndodhen në këtë territor.
Flakët kanë prekur kurorën mbi dy lokale dhe ndodhen rreth 200 metra nga objektet. Afrimi i zjarrit ka detyruar pronarët të nisin evakuimin e stafit dhe klientëve.
Pronarët po largojnë nga lokalet edhe mjete dhe orendi, përpara se flakët të arrijnë pranë ambienteve të shërbimit.
Sipas pronarëve të lokaleve, terreni vështirëson ndërhyrjen e forcave nga toka, ndërsa zjarri po avancon drejt zonës. Për këtë arsye, ata kërkojnë ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e flakëve.
