
Historiani i njohur ndërkombëtar Noel Malcolm ka rikthyer debatin e madh mbi origjinën e shqiptarëve, duke deklaruar se shqiptarët përfaqësojnë një nga popujt më të lashtë dhe autoktonë të Ballkanit, me rrënjë që shtrihen shumë përpara formimit të kombeve moderne të rajonit.
Deklarata e tij ka ndezur reagime të forta në rrjetet sociale dhe në qarqet akademike, pasi sipas historianit britanik, shqiptarët kanë ruajtur gjuhën, traditat dhe identitetin e tyre për mijëra vite, duke mbijetuar pushtime, luftëra dhe përpjekje për asimilim.
“Historia e shqiptarëve nuk fillon sot. Ata janë një ndër popujt më të vjetër të Ballkanit dhe vazhdimësia e tyre historike është e jashtëzakonshme”, mësohet të ketë deklaruar ai gjatë një debati akademik që po bën bujë në mediat europiane.
Studiues të ndryshëm ndërkombëtarë kanë rikthyer vitet e fundit diskutimet mbi lidhjet e shqiptarëve me popullsitë ilire, ndërsa analizat historike dhe gjenetike kanë shtuar interesin global për prejardhjen e shqiptarëve.
Në rrjet, mijëra shqiptarë e kanë cilësuar deklaratën si “një të vërtetë që bota po e pranon më në fund”, ndërsa reagimet në Ballkan kanë qenë të shumta dhe të zjarrta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
